Foshnjat e lindura para kohe, Klinika e Neonatologjisë “bëhet” vjollcë
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Foshnjat e lindura para kohe, Klinika e Neonatologjisë “bëhet” vjollcë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Klinika e Neonatologjisë në QKUK sonte është shndërruar në ngjyrë vjollcë, duke shënuar në mënyrë simbolike Ditën Botërore të foshnjave të lindura para kohe.

Përveç ngjyrës vjollcë që simbolizon ndjeshmërinë dhe veçantinë, linja e çorapeve është bërë një simbol i Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe.

Çorapet e vogla purpur, të rrethuar nga nëntë çorape bebe të plotë e simbolizojnë, një në dhjetë fëmijë që lindin.

Kjo datë është një nga më të rëndësishme të vitit, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat dhe barrën e lindjes para kohe në mbarë botën. Sipas statistikave nga profesionistët shëndetësorë, rreth 15 milionë foshnja lindin para kohe çdo vit, që përbën rreth një në 10 foshnje të lindura para kohe në mbarë botën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024