Foshnja vendoset në kujdes intensiv pasi piu verë gabimisht në shishe
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Djali katër muajsh u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit pediatrik Giovanni XXIII në Bari të martën pasi bie në koma etilike që dyshohet se ishte shkaktuar nga pirja e verës.

Kjo ndodhi pas një gabimi në përgatitjen e një shishe për bebe kur lënda alkoolike është përdorur gabimisht për të holluar qumështin pluhur.

Ka qenë nëna e foshnjës ajo që pasi ka kuptuar gabimin e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit Perrino në Brindisi, ku foshnjës i është dhënë trajtimi urgjent, përfshirë pastrim stomaku dhe më pas është intubuar dhe transferuar në Bari.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria publike e Brindisit. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024