Forumi i SEEMF-së vazhdon edhe sot në Tiranë
Lexohet për: 2 min.
seemf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forumi i shtatëmbdhjetë i Mediave të Evropës Juglindore (SEEMF), po vazhdon edhe sot në Tiranë, ku do të diskutohet për klimën e gazetarisë, gazetarinë moderne, si dhe dezinformatat në botën dixhitale.

Temë e forumit dy ditor është “Gazetaria do të mbijetojë, rreziqet dhe mundësitë për të ardhmen”.

Në panelin e parë është paraparë të diskutohet për klimën e gazetarisë dhe kalimin e hendekut midis shkencës dhe shoqërisë, e ku do të flasin Milka Tadiq Mijoviq, presidente e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi, Fabio Turone, udhëheqësi i ËP projekti FRONTIERS, ERC Science Journalism Iniciativa në Milano, Clemens Schöll, menaxher i Programit të Gazetarisë, Clean Energy Ëire në Berlin, Lejla Turçilo, profesoreshë në Universitetin e Sarajevës.

Po ashtu, sot do të diskutohet edhe gazetarinë moderne, me temë “Pas titujve: Si po formësohet inteligjenca artificiale-Gazetaria moderne”, si dhe dezinformatat në botën e re dixhitale.

Përndryshe, në këtë forum i cili nis dje, janë mbledhur drejtues e përfaqësues të mediave, si dhe njohës të fushës së gazetarisë nga vendet e ndryshme të Evropës.

https://kosovapress.com/admin/rama-ne-forumin-e-seemf-nuk-pajtohem-me-vetrregullimin-e-mediave/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025