Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi përfundojnë të pestat në Evropianin e karatesë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi garuan sot për medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian të karatesë.

Orana dhe Qerimi nuk kishin fat në Evropianin e karatesë që po mbahet në Zarë të Kroacisë, duke përfunduar në vendet e pesta, raporton KosovaPress.

Orana pësoi humbje për medaljen e bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë, kurse Qerimi u mposht në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Pavarësisht humbjeve, vendi i pestë në Evropian vlerësohet sukses për vashat tona, të cilat dëshmuan se me pak fat kanë mundur të jenë në podium.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024