Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për formim të qeverisë së re, raporton KosovaPress.
Derisa kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë kohë për formim të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.
Megjithatë, Izmaku nënvizon nevojën që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është mandatuar për kryeministër nga presidentja, Vjosa Osmani më 11 tetor. Kurti dje tha se gjatë kësaj fundjave dhe pas analizës për zgjedhjet lokale do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/kurti-bisedimet-per-qeverine-kurti-3-nisin-shume-shpejt