Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Manchester United dhe Leicester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 24 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit, United e mposhti Leeds me rezultat solid 2:0, kurse Leicester shënoi fitore bindëse 4:1 kundër Tottenhamit, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Antony, Casemiro, Eriksen, Greenwood, Martial, van de Beek dhe McTominay, kurse te Leicester mungojnë Bertrand, Evans dhe Justin.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Leicester City (4-5-1): Ward; Castagne, Souttar, Faes, Kristiansen; Tete, Mendy, Dewsbury-Hall, Maddison, Barnes; Iheanacho