Formacionet zyrtare të Shakhtarit dhe Barcelonës
Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Volksparkstadion” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Shakhtar Donetsk dhe Barcelonës, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Shakhtari u mposht 2:1 pikërisht nga Barcelona, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Barcelona kryeson Grupin H me nëntë pikë të arkëtuara, krahas Shakhtarit që renditet i treti në kuotën e tre pikëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Shakhtarin nuk do të paraqiten Bondarenko, Konoplya, Ocheretko dhe Traore, kurse te Barça mungojnë Roberto, dhe De Jong.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Shakhtar Donetsk (4-1-4-1): Riznyk; Gocholeishvilli, Bondar, Rakitskyy, Matviyenko; Stepanenko; Zubkov, Kryskiv, Sudakov, Newerton; Sikan
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alonso, Christensen, Araujo, Cancelo; Gavi, Romeu, Gundogan; Torres, Lewandowski, Raphinha