Barazimi 2:2 në “Old Trafford” në ndeshjen e parë çerekfinale ndërmjet Manchester United dhe Sevillës ka bërë që kjo ndeshje të pritet me interesim të madh, pasi gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
“Djatë e Kuq” kishin epërsinë pre 2:0 në ndeshjen e parë, por e lëshuan atë në minutat e fundit të ndeshjes duke pranuar dy gola, raporton KosovaPress.
Fernandes, Garnacho, Greenwoord, Heaton, Martinez, Varane dhe Van de Beek nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Në anën tjetër, te Sevilla nuk do të paraqiten Corona, Gueye, Jordan dhe Montiel.
Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Bade, Marcao, Acuna; Gudelj, Fernando; Ocampos, Rakitic, Lamela; En-Nesyri
Manchester United (4-3-3): De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Wan-Bissaka; Sabitzer, Casemiro, Eriksen; Sancho, Martial, Antony