Formacionet zyrtare të ndeshjes Drenica-Gjilani
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me xhiron e 33-të, ku priten përballje tejet interesante dhe me peshë të madhe për renditjen përfundimtare të sezonit.
Drenica pret Gjilanin, në një duel shumë të rëndësishëm për mbijetesë, në ndeshjen e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:00.
Ndërkohë, Drenica synon me çdo kusht tri pikët për të vazhduar betejën e ashpër për t’i shpëtuar zonës së rrezikut dhe për të shmangur barazhin. Në anën tjetër, Gjilani është në kërkim të rikthimit te fitorja, të cilën nuk e ka shijuar në pesë ndeshjet e fundit, duke e bërë këtë përballje edhe më të tensionuar.
Me këto sfida, xhiroja e 33-të pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme si në luftën për titull ashtu edhe në betejën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Haxhihamza, Osmanllari, Jashari, Shani, Prodani, Hamiti, Chacon, Kodra, Jonuzi, Jashari, Uka.
Gjilani: Laroshi, Thaçi, Adili, A, Thaçi, Ibrahimi, Morina, Bilali, Boshnajku, Taipi, Bilalli, Jarovic.
KosovaPress