Mbyllet pjesa e parë mes Real Madrid - Alaves, Madridi në epërsi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë mes Real Madrid - Alaves, Madridi në epërsi
New Project - 2026-04-21T192249.369
21/04/2026 - 22:27
Linku u kopjua

Real Madridi ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Alavesit, në një 45-minutësh të dominuar totalisht nga "Mbretërit" në "Santiago Bernabeu".

Ishte ylli francez Kylian Mbappe ai që shënoi në minutën e 30-të, pas një asistimi nga Arda Guler, duke shfrytëzuar edhe një devijim që la të pashpresë portierin Sivera.

Ndonëse Reali pati raste të arta me Militaon, që goditi shtyllën, dhe Mbappen e Bellingham që rrezikuan vazhdimisht, rezultati mbeti minimal.

Për Alavesin, kjo humbje momentale është alarmante, pasi ata ndodhen në vendin e 17-të me 33 pikë, vetëm një pikë larg zonës së rënies, dhe çdo dështim sot i zhyt ata edhe më shumë në rrezikun e rënies nga La Liga.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026