Formacionet zyrtare të Izraelit dhe Kosovës
Lexohet për: 1 min.
2-Izrael - Kosove
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e fillon sot ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Dardanët” e nisin xhiron e parë të fazës së grupeve të këtyre kualifikimeve sonte me fillim nga ora 18:00, ku zhvillojnë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Bloomfield” kundër Izraelit, raporton KosovaPress.

Kosova synon sot vetëm fitoren në Tel Aviv, në mënyrë që ta nis sa më mirë këtë cikël kualifikues drejt Euro 2024.

Të dy kombëtaret pozicionohen në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshja e fundit e Izraelit ishte kundër Qipros, ku kjo e fundit regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Kosova në ndeshjen e fundit të zhvilluar barazoi 1:1 me Ishujt Faroe.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Izraeli (4-4-2): Glazer; Dasa, Vitor, Shlomo, Leidner; Gloukh, Haziza, Peretz, Lavi; Solomon, Weissman

Kosova (4-3-3): Muric; Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda; Muslija, Dresevic, Celina; Zhegrova, Muriqi, Rashica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024