Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Maksimir” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Dinamo Zagrebit dhe Milanit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Fitorja sot për “Rossonerët” është jetike, pasi që do të mbante gjallë shpresat për kualifikim tutje në fazën e eliminatoreve, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton muajin e kaluar, ku asokohe Milani regjistroi fitore me rezultat 3:1 kundër Dinamo Zagrebit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm te Milani, ku nuk do të paraqiten Calabria, Florenzi, Ibrahimovic, Maignan, Saelemaekers dhe Tomori.
Dinamo Zagreb (3-5-2): Livakovic; Peric, Sutalo, Ristovski; Ljubicic, Ademi, Misic, Ivanusec, Moharrami; Orcis, Petkovic
AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Kjaer, Hernandez; Tonali, Bennacer; Rebic, De Ketelaere, Leao; Giroud