Formacionet zyrtare të Cadiz e Barcelonës, mungon Lewandowski kurse debuton Bellerin
Lexohet për: 2 min.
18-Cadiz - Barcelona
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Cadizit dhe gjigantit katalunas, Barcelona, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të La Ligas.

Barcelona rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja e thellë 5:1 në Ligën e Kampionëve kundër Plzen, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në La Liga, Cadizi pësoi humbje 3:0 nga Celta Vigo, kurse Barcelona e mposhti 3:0 Sevillan.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Barça zë vendin e dytë në tabelë me 10 pikë, krahas Cadizit që renditet i fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cadizin nuk do të paraqiten Cala, Garrido dhe Lozano, kurse te Barcelona mungon vetëm Sergi Roberto.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë, ku te Barcelona debuton mbrojtësi Hector Bellerin ndërsa trajneri Xavi e ka pushuar Robert Lewandowskin.

Cadiz (4-2-3-1): Ledesma; Espino, Mbaye, Hernandez, Zaldua; San Emeterio, Fernandez; Ocampo, Sobrino, Alejo; Perez

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Bellerin, Araujo, Pique, Balde; De Jong, Busquets, Gavi; Raphinha, Depay, Torres

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025