Formacionet zyrtare të Benficas dhe Interit
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Benfica dhe Interi do ta zhvillojnë sot duelin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

Interi udhëton në Lisbonë me qëllimin e tejkalimit të krizës së rezultateve nëpër të cilën po kalon në Serie A, ndërsa Benfica në fundjavë u mposht nga Porto në derbin e madh portugez me rezultat 2:1, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme. Te Benfica do të mungojnë për shkak të lëndimeve Bah, Draxler dhe Otamendi, kurse Inzaghi ka humbur dyshen Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të vitit 2004, ku asokohe Interi e mposhti Benfican me rezultat të ngushtë 4:3.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Benfika (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Morato, Antonio Silva, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Aursnes, Rafa Silva, Mario; Ramos

Inter: (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
125
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024