Formacionet zyrtare të Barcelonës dhe United
Lexohet për: 2 min.
5-Formacionet zyrtarre
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Barcelonës dhe Manchester United, e vlefshme kjo për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Spanjë, ku Barça do ta synojë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të ketë avantazh në ndeshjen e kthimit, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit në La Liga dhe Premier Ligë, ku Barcelona e mposhti 1:0 Villarrealin, kurse United shënoi fitore 2:0 kundër Leeds.

Ndërkaq, takimi i fundit mes Barcelonës dhe Manchester United daton në muajin prill të vitit 2019, ku asokohe gjiganti katalunas shënoi fitore bindëse 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Busquets dhe Dembele, kurse te United mungojnë Antony, Eriksen, Greenwood, Martial, Martinez, McTominay, Sabitzer dhe van de Beek.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alba, Alonso, Araujo, Kounde; Kessie, De Jong, Pedri; Gavi, Lewandowski, Raphinha

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia; Casemiro, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024