Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet sonte ndeshja e Ligës së Konferencës ku Ballkani do të ballafaqohet me Slavia Prague, ndeshje kjo vendimtare sa i përket fatit të kampionit kosovar në këtë garë.
Ballkani ka katër pikë në vendin e katërt në grupin G, aq sa ka edhe skuadra çeke, andaj vetëm fitorja do ta mbante në lojë skuadrën e Ilir Dajës, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin e kaluar, ku asokohe Ballkani pësoi humbje si mysafirë me rezultat të ngushtë 3:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Ballkanin nuk do të paraqite Rustem Hoxha, kurse te Slavia Prague mungojnë Boril, Santos, Holes, Hovorka, Hromada, Jurecka, Mandous, Provod, Schranz, Sevcik, Traore.