Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Arsenalit dhe Zurich, e vlefshme kjo për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Arsenali pësoi humbje nga PSV me rezultat 2:0, kurse Zurichu e mposhti Bodo/Glimt me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në Grupin A me 12 pikë të arkëtuara, krahas Zurichut që renditet i fundit me vetëm tre pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Smith-Rowe, Xhaka dhe Turner, kurse te Zurichu mungojnë Avdijaj, Kryeziu, Reichmuth dhe Dzemaili.
Arsenal (4-4-2): Ramsdale; Tirney, Gabriel, Holding, White; Nelson, Lokonga, Elneny, Vieira; Nketiah, Jesus
Zurich (4-3-3): Brecher; Boranijasevic, Kamberi, Katic, Aliti; Conde, Selnaes, Guerrero; Aiyegun, Okita, Rohner