Forenzika pranon pajisje të specializuara, pritet t’iu ndihmojë në ndriçimin e rasteve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar sot një donacion të pajisjeve të specializuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.
Kryeshefi i AFK-së, Blerim Olluri tha se këto pajisje janë mikroskopike dhe boroskopike që do t’iu ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të vështira për zbulimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre.
I lumtur me këtë donacion u shpreh edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, i cili nënvizoi se prioritet i tyre është zbatimi i strategjisë nacionale për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, tha se shpreson që këto pajisje të ndihmojnë AKF-në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Më pas u prezantuan edhe pajisjet, ku ekspertët e forenzikës demonstruan mënyrën e përdorimit të tyre./KosovaPress/