Forcat speciale të Republikës Srbska dhe të Serbisë kanë organizuar një stërvitje të përbashkët në liqenin afër qytetit Mrkonjic-grad, qytet ky ku sipas burimeve të KosovaPress-it, i kërkuari i Interpol-it dhe i sanksionuari i ShBA-së dhe BE-së, Milan Radoiçiq ka blerë një minierë, drejtor të së cilës ka emëruar Aleksandër Jevremoviqin.
Stërvitja konsistoi në uljen e zhytësve nga helikopteri në fluturim në sipërfaqen ujore të liqenit, mbështetjen me zjarr të çiftit snajper-vëzhgues nga helikopteri dhe sulmin e ekipit të ndërhyrjes me motobarka ndaj mjetit lundrues, shkruan portali Slobodna Bosna, transmeton KosovaPress.
Sipas raportimeve, bazuar në programin e trajnimit, anëtarët e NSA (Njësia speciale antiterroriste) të Republikës Srpska, ekipi i zhytësve, në bashkëpunim me Njësinë e helikopterëve dhe me anëtarët e ekipit të zhytësve NSA dhe zhytësit e Njësitit të Xhandarmërisë së Serbisë në zonën e liqenit Boçac, komuna Mrkonjiq Grad kanë realizuar stërvitjen taktike-demonstruese “Zgjidhja e situatës së krizës në mjet lundrues”.