Forcat pro-serbe bllokojnë rrugët në Mal të Zi , brohorasin emrin e Putinit
Lexohet për: 1 min.
Screenshot_20220224-210646_Samsung-capture-780x470
2 vite më parë
Linku u kopjua

Forcat pro-serbe të Frontit Demokratik kanë dalë rrugëve të Malit të Zi duke i bllokuar ato dhe duke kënduar emrin e Vladimir Putinit.

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili paralajmëroi edhe protestat dhe vendet ku do të bllokohen rrugët gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se protestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.

“Mbylljet e rrugëve të organizuara nga Fronti Demokratik pro-Rus janë parë në të gjithë Malin e Zi. Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë mbajtur protesta tash e një kohë prej që ka rënë qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, falë mocionit të nisur nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviq.

Rusia ka nisur agresionit kundër shtetit të Ukrainës sot, në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Pjesë e reagimeve ishte edhe shteti i Malit të Zi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025