Fondacioni Jahjaga zgjeron punën në fushën e grave, paqes dhe sigurisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
fondacioniii-051124
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Për avancimin e rolit të gruas në shoqëri është diskutuar të martën në Prishtinë, në një organizim që ka shënuar zgjerimin e programit të Fondacionit Jahjaga në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Sipas fondacionit, kjo nismë ndërtohet mbi angazhimin e gjatë të Fondacionit Jahjaga "për të përparuar agjendën e grave, paqes dhe sigurisë duke nxitur mobilizim në nivel komuniteti".

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se paqja nuk mund të arrihet pa gjithëpërfshirje.

“Diversiteti që kemi në Kosovë është pasuri e potencial i përbashkët për shtetin tonë me mundësi të barabarta për secilin e secilën, një shoqëri që vlerëson çdo zë, çdo kontribut dhe çdo ëndërr të të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Ai shtoi se qeveria e tij po punon për edukimin e vajzave. Këtu, Kurti përmendi konkursin për bursa për nxënësit nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, për shkollat e mesme, për të cilin tha se është ende i hapur.

Xavier Bettel, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme theksoi rëndësinë e luftimit të diskriminimit.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeqyteti është i përkushtuar të bashkëpunojë me të gjitha institucionet në mënyrë që të avancohet roli i gruas.

Nikoqirja e kësaj ngjarjeje, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se avancimi i pozitës së gruas në shoqërinë kosovare është i domosdoshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025