Gjykata Themelore e Ferizajt është shpallur gjykata më transparente sa i takon publikimit të vendimeve të lëndëve të zgjidhura.
Ndërsa, gjetjet e raportit nga Lëvizja FOL nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022 thotë se Për 41% është rritur numri i publikimeve të vendimeve të lëndëve të zgjidhura nga gjykatat për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa, çmimi për gjykatën me transparente është ndarë për Gjykatën e Ferizaj.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se ndihet mirë kur kanë raporte të tilla qe flasin për progres për transparencës në sistemin gjyqësor.
E impresionuar me rezultatet e arritur në aspektin e transparencës së gjyqësorit sa i takon publikut të vendimeve u shpreh Tamara Greig drejtoreshë e INL në Kosovë e cila po ashtu tha se kjo paraqet një hap përpara për demokraci të plotë.
Ndërsa, Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva tha se të dhënat tregojnë rritjen e nivelit të transparencës së institucioneve gjyqësore.
Albana Hasani hulumtuese në Fol tha se bazuar në numrin e vendimeve të publikuara me lëndët e zgjidhura janë Gjykata Supreme ku prej 4551 lëndëve te zgjidhura ka publikuar vendimet e 3188 prej tyre që në përqindje i bie 79%. E pasuar nga ajo e Apelit e cila ka publikuar 50% të vendimeve ndërsa Gjykata Themelore e Ferizajt ka publikuar 46% të vendimeve.
Sa i takon degëve të gjykatave më së shumti vendimi ka publikuar ajo e Kaçanikut, Rahovecit dhe Malishevës.