Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe aspektet e organizimit të brendshëm partiak.
Duke folur për zhvillimet politike, kryetari Ramush Haradinaj tha se Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit.
Kryesia e Aleancës, ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza. Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregullt brenda strukturave.
Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak.