Foda: Objektivi i Kosovës është vendi i parë në grup
Lexohet për: 1 min.
Fodaa
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve në Prishtinë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahamani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë, raporton KosovaPress.

Përtej përballjes me Rumanin, Foda ka theksuar gjithashtu se kësaj radhe “Dardanët” hyjnë me objektiv të qartë për ta rrëmbyer pozitën e parë duke triumfuar ndaj kundërshtarëve ndeshje pas ndeshjes.

Kosova përballet me Rumaninë më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pastaj luan kundër Qipros tri ditë më vonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024