Foda kishte oferta nga Belgjika e Turqia, te Kosova i ka të qarta synimet
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në një intervistë për mediumin austriak “Kronen Zeitung” ka treguar synimet që i ka me “Dardanët”, ndërsa tha se do të udhëtojë vazhdimisht vetëm për t’u njohur me lojtarët.

Asistentët e tij, Thomas Kristl dhe Robert Ibertsberger do të jenë prezent gjithashtu te Kosova, me të cilët trajneri gjerman tha se do të udhëtojë shumë për t’i njohur lojtarët tanë, raporton KosovaPress.

“Ne veçse kemi mbajtur mbledhje online dhe ne do të udhëtojmë shumë gjatë javëve në vazhdim për t’i shikuar dhe për t’i njohur lojtarët”, tha Foda.

Por, trajneri i Kosovës tha se do të monitorojë edhe lojtarët e Superligës së Kosovës.

“Sigurisht, unë gjithashtu do ta shikojë edhe Ligën e Kosovës, ka shumë talente aty”, tha Foda.

Më tej, trajneri gjerman zbuloi edhe qëllimet që i ka te Kosova.

“Tani duhet të provojmë disa gjëra, dhe duhet ta gjejmë një skuadër shpejtë. Ne duam të kalojmë në Ligën B dhe të përfundojmë në vendin e dytë në kualifikueset e Kampionatit Botëror. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është për çdo shtet, shikojeni Italinë. Ne duam të zhvillohemi dhe të përmirësojmë skuadrën”, tha Foda.

Foda ka kontratë dy vjeçare te Kosova, por ka pasur edhe oferta të ndryshme më parë.

“Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti ishin aty. Ndonjëherë nuk ishin të vazhdueshme sepse më pas ata vendosën për tjerë kandidatë”, tha Foda.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025