Foda e Zhegrova të bindur në fitore ndaj Qipros
Sport
Lexohet për: 3 min.
Foda-Zhegrova-141024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda si dhe sulmuesi Edon Zhegrova janë shprehur të bindur se në ndeshjen e nesërme kundër Qipros Kosova do të luajë vetëm për fitore, pas suksesit kundër Lituanisë në udhëtim.

Duke folur për objektivat e tij, Foda theksoi se Kosova assesi nuk pajtohet me vendin e dytë në grup dhe se lufta e madhe do të bëhet për vendin e parë.

“Sigurisht se nuk jemi të kënaqur kurrë me vendin e dytë, ne do të luftojmë që ta fitojmë lojën. Shumë e rëndësishme është që t’i vendosim prioritetet sa më të larta dhe ta synojmë vendin e parë, është e rëndësishme që të fitojmë kundër Qipros. Tani është me rëndësi edhe fakti se çfarë rezultati do të sjellë loja Rumania kundër Lituanisë dhe sigurisht se do të synojmë edhe në Rumani të fitojmë, kështu që do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të arrijmë në vendin e parë në këtë grup”, tha Foda.

Më tutje, Foda foli edhe për mungesën e sulmuesit Vedat Muriqi i cili mungon në këto ndeshje duke thënë se ai është një lojtar i nivelit të lartë, por që në mungesë të tij, skuadra po ia del që të adaptohet mirë në fushë.

“Padyshim se Vedat Muriqi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lider, merr përgjegjësi dhe kontribuon në ekip, por fatkeqësisht ai tani është i lënduar dhe ku është një lojtar i lënduar apo kur ka mungesë sikur në rastin e Elvis Rexhbeqajt, atëherë iu jepet mundësia lojtarëve të rinj që të prezantohen dhe të tregohen. Vedati është një lojtar i një tipi tjetër, i kemi disa opsione, Rrahmanin apo Asllanin dhe tani me këto ndryshime të vogla duhet edhe sistemin e lojës ta adaptojmë pak për shkak të këtyre lojtarëve dhe mënyra e lojës ndryshon pak mirëpo në përgjithësi në fushë do të tregojmë se jemi të gatshëm të adaptohemi”, theksoi Foda.

Ndërsa, Zhegrova theksoi se vjen në kombëtare për ta dhënë maksimumin dhe se ndaj Qipros është i gatshëm për një tjetër tre pikësh.

“Jo, presion nuk kam, sa herë që vijë në kombëtare vij me kënaqësi të madhe, vij për ta dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Besoj që loja e kaluar ka qenë një lojë e mirë nga ekipi, por besoj që kemi mundur edhe më mirë ta bëjmë lojën, por kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar, kemi analizuar lojën dhe besoj që ndeshjen e ardhshme do të jetë loja edhe më ë mirë”, deklaroi Zhegrova.

Kosova përballem me Qipron të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024