Qyteti bregdetar i Sarandës, që prej janarit të këtij viti, ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh. Dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në portin e Sarandës bëri të ditur për Atsh-në se “rreth 20 mijë turistë vendas e të huaj, si amerikanë, kanadezë, australianë, italianë, spanjollë, etj, e kanë vizituar Sarandën dhe pikat turistike të saj, duke shënuar një rritje të madhe të tyre për 2023”.
“Ndërsa 3674 turistë të huaj kanë ardhur vetëm me tragete në Sarandë”, theksoi Dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në Sarandë.
Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar, shkruan Atsh. Në të, tashmë ofrohet informacion i nevojshëm e praktik për çdo të interesuar, lidhur me guidat e përditësuara të kësaj vere, me mundësitë e alternativat për udhëtim drejt destinacioneve dhe pikave më interesante turistike, shoqëruar me rekomandimet të dobishme.