Fluks i fëmijëve në pediatri shkaku i temperaturave të larta, kërkohet kujdes në ushqime
Lexohet për: 2 min.
pediatria-munet-mu-kan-finale-150723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rritjen e temperaturave, në ditët e fundit, u shtua edhe numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK. Mbi 130 deri në 140 raste të fëmijëve lajmërohen gjatë 24 orëve në pediatri.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci-Uka deklaron për KosovaPress se numri i pacientëve shënoi rritje me ngritjen e temperaturave.

Derisa tregon për numrin e rasteve të fëmijëve që lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë, Grajçevci-Uka tregon se rastet më të shpeshta janë helmimet nga ushqimet, të vjellat dhe infeksionet.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë shprehet se fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve gjatë verës, pasi siç thotë ajo, ndikojnë edhe temperaturat.

Grajçevci-Uka potencon se prindërit duhet të kenë kujdes me ushqimet e fëmijëve gjatë verës.

Se rritja e temperaturave ndikoi në shtimin e numrit të pacientëve në Klinikën e Pediatrisë e konfirmon edhe pediatrja Afërdita Selmanaj.

Ajo thotë se gjatë temperaturave të larta duhet të evitohet dalja nga ora 10:00 deri në 17:00  si dhe veshja të jetë sa më komode dhe të shtohet kujdes i veçantë edhe te përdorimi i kremrave kundër diellit.

Doktoresha Selmanaj jep edhe disa këshilla se si duhet të veprohet gajtë ditëve kur temperaturat janë të larta, derisa propozon që ushqimet të jenë të freskëta.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kujtojmë që, ditëve të fundit, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale kanë shkuar deri në 36 gradë Celsius. Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë./A.Drenica

https://kosovapress.com/admin/moti-sot-kujdes-kontaktit-direkt-me-rrezet-e-diellit/
https://kosovapress.com/admin/parashikimi-i-motit-18/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024