Liverpooli i këtij sezoni po vazhdon me paraqitje dhe rezultate të dobëta në Premier Ligë, ku së fundmi u mposht në “Anfield Road” nga skuadra e Leeds United.
Rezultatet jo të favorshme kanë bërë që spekulimet të rriten vazhdimisht për një dorëheqje të mundshme ose një shkarkim të trajnerit gjerman, raporton KosovaPress.
“Mund të ju sigurojë që Jurgen Klopp nuk ka asnjë qëllim për të dhënë dorëheqje. Jurgenit po i pëlqen përkrahja e krerëve, ata janë vazhdimisht në kontakt. Ai e dashuron Liverpoolin, ai nuk nënshkroi kontratën deri në vitin 2026 për asgjë”, tha Kosicke.
Që prej marrjes së detyrës së trajnerit te Liverpoolit, Jurgen Klopp ka arritur të bëjë mrekulli me gjigantin anglez, duke fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligë, FA Cup, Carabao Cup, Kupën e Botës për klube si dhe Superkupën e Evropës.