Fletushkat kërcënuese për Kurtin e Policinë në veri, hapet rast për nxitje të urrejtjes e rezistencë
Lexohet për: 1 min.
fsdf
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas shpërndarjes së disa fletushkave kërcënuese në veri të vendit ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe Policisë së Kosovës, është hapur rast për incident kriminal “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor, etnik”.

“Mitrovicë Veri  12.02.2024 – 21:40. Raportohet se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartë cekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Fletushkat janë shpërndarë mbrëmë nga e një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, përmbajtja e të cilave  është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/ne-veri-shperndahen-fletushka-se-si-ti-rezistojne-policeve-te-kosoves

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024