Të mërkurën, një ditë pas çeljes së negociatave Shqipëri-BE u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian në godinën e qeverisë shqiptare. Derisa flamuri kuq e zi valëvit në oborrin e BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi partnerët ndërkombëtar, ndërsa u shpreh se rruga drejt anëtarësimit tashmë bëhet më e vështirë.
Ai u zotua të shtojë angazhimin dhe të ngrejë qeverisjen në një nivel të ri, me ç’rast përmendi dhe mbështetjen për lirinë e medias.
Rama u kërkoi falje shqiptarëve, për gabimet të cilat siç tha ai, është i vetëdijshëm dhe ato që ende nuk i ka kuptuar, ndërsa siguroi se s’ka bërë asnjë gabim me qëllim përfitimin në kurriz të të tjerëve.
Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian.