Fiton Bayerni, RB Leipzig shkatërron Dortmundin
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Bundesligan gjermane, ku Bayern Munichu ka vazhduar me fitore ndërsa Borussia Dortmundi ka pësuar humbje të thellë nga RB Leipzigu.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka mposhtur 2:1 skuadrën e Eintracht Frankfurtit, raporton KosovaPress.

Që të dy golat për Bayernin i shënoi Harry Kane (minuta e 9’ dhe minuta e 61’), kurse golin e nderit për Eintracht Frankfurtin e shënoi Hugo Ekitike (minuta e 23’).

Ndërkaq, RB Leipzigu e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:1 skuadrën e Borussia Dortmundit. Fitore sot morri edhe Wolfsburgu, i cili e mposhti 2:1 Freiburgun e Florent Muslijës.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Augsburg 0:3 Werder Bremen

Bayern Munich 2:1 Eintracht Frankfurt

Freiburg 1:2 Wolfsburg

RB Leipzig 4:1 Borussia Dortmund

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024