Fitojnë Drita e Llapi, Liria barazon me Prishtinën
Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 14-të, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Besnik Krasniqi, i cili shënoi golin e fitores për Dritën në minutën e 84’ të ndeshjes.
Fitore sot regjistroi edhe Llapi, i cili e mposhti në “Zahir Pajaziti” Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm e shënoi Hamdi Namani, i cili vulosi fitoren e llapjanëve në minutën e 29’.
Ndërkaq, ndeshja mes Lirisë dhe Prishtinës prodhoi dramë në “Përparim Thaçi”, ku dy skuadrat barazuan 2:2.
Golat për Prishtinën i shënuan Jalen Blesa (minuta e 3’) dhe Hasan Hyseni (minuta e 9’), ndërsa barazimin për Lirinë e siguruan golat nga Andri Stafa (minuta e 75’) dhe Megameno (minuta e 83’).
Rezultatet finale:
Drita 1:0 Fushë Kosova
Llapi 1:0 Feronikeli ‘74
Liria 2:2 Prishtina