Një mendje e mprehtë, atdhetare e luftëtare e qëndrueshme në mbrojtje të kombit, por edhe shkruese e historisë, dhe prezantuese e krimeve e gjenocidit serbë kundër shqiptarëve në shekujt.
Kështu ka shkruar ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në tre vjetorin e vdekjes së aktivistes së lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, Fetnete Ramosaj, e cila ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, por edhe ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës "KosovaPress".
Përndryshe, nesër bëhet tri vjet nga vdekja e aktivistes së lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, Fetnete Ramosaj.
Ramosja tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në veprim për lirinë e atdheut.
Ka magjistruar në shkencat e sigurisë. Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.
Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës "KosovaPress", Radion "Kosova e Lirë", Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj.
Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës "Zgjimi", Deçan (1991-1997); bashkëpunëtore dhe anëtare e redaksisë së gazetës "Zëri i Kosovës", Zvicër/Prishtinë (1995-2001); bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë "Ardhmëria" - Organ i Zonës së Tretë të Mbrojtjes (1999-2001); redaktore në gazetën javore "Fokus", Prishtinë (2003-2007), etj.
Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej; recensuese, lektore dhe redaktore e disa librave publicistikë, historikë e të çështjeve të sigurisë; pjesëmarrëse me kumtesa shkencore në disa simpoziume e konferenca shkencore ndërkombëtare, etj.
DEÇANI (Monografi), në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi "Zgjimi", Deçan, nëntor 1997, 528 f."Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI - Me fakte kundër shpifjeve" / "Serbian crimes in Kosova - ËITHOUT APOLOGY - Facts Against Defamations" (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi "Fokusi", Prishtinë, 2005. Ribotuar në të njëjtin vit në 10 mijë kopje, 350 f."Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve", (Vëllimi i Dytë), botoi "Anatema", Prishtinë, 2008, 442 f."Serbian crimes in Kosova – ëithout Apology – Facts Against Defamations", (The Second Volume), botoi "Anatema", Prishtinë, 2008, 446 f. "Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë", botoi ISGJS, Prishtinë, 2013, 183 f."Serbian extremist organizations in Kosova", botoi ISGJS, Prishtinë, 2015.