FISU Prishtina 2022/"Shkodra" pëson debakël nga Universiteti kroat "UNIN"
Lexohet për: 1 min.
292387871_1062257447737995_1075356928013590812_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën "1 Tetori", ku kemi mësuar universitetin i cili ka zënë vendin e pestë.

Vashat kroate të Universitetit "UNIN" kanë shkatërruar hendbollistet e Universitetit "Shkodra", raporton KosovaPress.

Pas plot 60' minutave lojë në parketin e sallës "1 Tetori" u shënuan plot 61 gola, ku rezultati final i ndeshjes ishte 46:15 në favor të hendbollitsteve kroate.

Më e mira e ndeshjes ishte Laura Sos me 12 gola të realizuar, kurse më e dalluara te "Shkodra" ishte Iris Armoku me gjashtë gola të realizuar.

Me këtë fitore, Universiteti kroat "UNIN" zë vendin e pestë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024