FISU Prishtina 2022/Koreanet e KNSU triumfuese ndaj UPOL
Lexohet për: 1 min.
femrat
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete (FISU), ku fitore ka korrur Universiteti korean, KNSU.

Ndeshja e dytë e Botërorit të hendbollit për universitete i takoi konkurrencës së femrave, ku fitore shënoi KNSU kundër hendbollisteve nga Çekia, UPOL, raporton KosovaPress.

Pas plot 60' minutave lojë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, KNSU mposhti UPOL-in me shifrat 35:20.

Hendbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Jiim Jung me shtatë gola, kurse më e dalluara nga universiteti çek ishte Julie Rozkova, e cila po ashtu realizoi shtatë gola.

Rezultati final i ndeshjes është 35:20 në favor të Universitetit KNSU nga Koreja e Jugut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025