Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesligë
09/03/2026 - 15:42
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga, duke konfirmuar formën e tij të lartë këtë sezon.

Në fitoren 4-2 të Hoffenheim ndaj Heidenheim, Asllani realizoi një gol dhe një asistim, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes. Performanca e tij i ka siguruar vend në formacionin e javës së 25-të.

Forma e jashtëzakonshme e Asllanit  me statistikat e këtij sezoni në Bundesliga me 8 gol, 5 asistime dhe 24 paraqitje, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane dhe sipas raportimeve, gjiganti anglez Chelsea ka shfaqur interes për 23-vjeçarin.

Ky është një tjetër sukses i një Dardani në skenën evropiane, pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme të Kosovës këtë vit, kundër Sllovakisë më 26 mars.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026