Fishkëllimat në vesh janë një problem i përjetshëm që mund të prekë të gjithë popullatën.
Perceptimi i dëgjimit të një tingulli, që në fakt nuk është i pranishëm, është një ngjarje shumë e zakonshme dhe të gjithë e kanë përjetuar të paktën një herë këtë fenomen.
“Por, kujdes nga sëmundjet neurodegjenerative që kanë si simptomë fishkëllimën në vesh”, thotë Arianna di Stadio, profesoreshë e Otorinolaringologjisë në Universitetin e Katanias dhe studiuese nderi në “Queen Square Neurology” në Londër, me rastin e Ditës Botërore të Veshit.
“Perceptimi i tingujve dhe zërit është një proces kompleks që fillon në vesh. Pasi qelizat e veshit stimulohen nga një tingull, siç mund të jetë ai i një briri, ato lëvizin, duke gjeneruar një impuls nervor që arrin në tru, ku është briri. Në rastin e tingëllimës në vesh mungon stimuli i jashtëm dëgjimor dhe qelizat lëvizin vetë duke gjeneruar këta tinguj fantazmë”, shpjegon Di Stadio.
“Ndryshe është kur tingëllims në vesh është e vazhdueshme. Kjo këmbëngulje shkaktohet nga inflamacioni i zonës së dëgjimit në tru, pas stimulit periferik që vjen nga veshi. Nëse qelizat e veshit vdesin ato nuk mund të dërgojnë më sinjale, kështu që tingëllima në vesh duhet të zhduket. Në disa njerëz, megjithatë, ky stimulim i tepërt mund të shkaktojë inflamacion të zonës specifike në tru, e cila mbetet aktive edhe në mungesë të stimulimit nga veshi”, thekson Di Stadio.
“Disa sëmundje, si skleroza e shumëfishtë, mund të japin si simptomë tingëllimë në vesh dhe ne duhat ta trajtojmë problemin duke përdorur metodologji të afta për të luftuar neuro-inflamacionin”, thotë ajo.