Fishekzjarret dogjën pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi
Lexohet për: 1 min.
shqiperi
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Festa me fishekzjarre në një subjekt privat në Dhërmi u bë shkak i flakëve që përfshinë një hapësirë të pyllëzuar në zonë.

Për ngjarjen, u vu në pranga një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ndezi fishekzjarret, që më pas krijuan një vatër zjarri në një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. I riu u arrestua pas dëshmive të banorëve dhe pushuesve në zonë. Ndaj tij rëndon vepra penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”./TopChannel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025