Një teknologji inovative që synon të ndryshojë mënyrën e mbrojtjes nga zjarri do të prezantohet në Kosovë më 17 qershor nga brendi FireDestroyer.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë FireDestroyer në Kosovë, Durim Sheremeti, do të shpalosë teknologjinë që qëndron pas FireDestroyer dhe potencialin e saj për të rritur sigurinë në ambiente të ndryshme me rrezik nga zjarri.
Ajo që e veçon këtë teknologji është reagimi i menjëhershëm ndaj temperaturave kritike. Sapo krijohen kushtet për shpërthimin e zjarrit, sistemi aktivizohet automatikisht dhe lëshon një substancë të posaçme që ndërpret procesin e djegies, duke ndaluar përhapjen e flakëve brenda pak sekondash.
FireDestroyer ofron zgjidhje për mbrojtjen e kabineteve elektrike dhe paneleve të kontrollit, serverëve, motorëve elektrikë dhe makinerive industriale, automjeteve dhe mjeteve të transportit, si dhe depove, hapësirave teknike dhe objekteve komerciale.
Me instalim të thjeshtë, jetëgjatësi deri në 18 vjet, garanci pesëvjeçare dhe pa nevojë për mirëmbajtje periodike, FireDestroyer synon të ofrojë një alternativë moderne dhe ekonomike ndaj sistemeve tradicionale të mbrojtjes nga zjarri.



