Finlanda nuk dërgon trupa në Ukrainë
Lexohet për: 2 min.
dqdqdq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Finlandës Alexander Stubb tha në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, se as vendi i tij dhe as Aleanca nuk po e shqyrtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë.

Jens Stoltenberg ka thënë se NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, por në vend të kësaj, aleatët do të fokusohen në mbështetjen afatgjatë për Kievin.

Shefi i NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Aleanca aktualisht nuk po sheh asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë të një sulmi rus ndaj vendeve anëtare.

Për më tepër, Stoltenberg vlerësoi shumë potencialin ushtarak të Finlandës dhe njohjen e saj të mirë për Rusinë.

Nga ana e tij, Stubb vuri në dukje se as Finlanda nuk ka ndërmend të dërgojë forca në Ukrainë.

Më 31 maj, ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani deklaroi se Kushtetuta e vendit të tij nuk lejon vendosjen e forcave të armatosura në Ukrainë ose përdorimin e armëve italiane jashtë kufijve të saj, duke qenë se Italia nuk është në luftë me Rusinë, por është vetëm duke ndihmuar Ukrainën të mbrohet. /Ukrinform

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024