Finlanda dëbon nëntë diplomatë rusë
Lexohet për: 1 min.
nato-hq-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Finlanda dëbon nëntë diplomatë rusë nga ambasada e Rusisë në Helsinki, nën akuzat se të njëjtit punojnë në misione të inteligjencës.

Vendimi është marrë pasi presidenti i Finlandës është takuar me Komitetin Ministror për Politikë të jashtme dhe Siguri, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga zyra e Sauli Niinisto.

“I ngarkuari me punë i Rusisë, u njoftua për dëbimin e nëntë personave që punonin në Ambasadën e Rusisë, të identifikuar si oficerë të inteligjencës”, ka bërë të ditur Zyra e Presidentit finlandez.

https://twitter.com/Ulkoministerio/status/1666094947068698624?cxt=HHwWgIDTod2hlJ8uAAAA

Në takimin e presidentit me komitetin janë diskutuar çështjet kryesore të NATO-s, agresioni i Rusisë në Ukrainë si dhe situata e sigurisë në Evropë.

Finlanda është bërë pjesë e NATO-s në muajin prill të këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025