Ministri i Mbrojtjes i Finlandës akuzoi të shtunën Rusinë se po përpiqet të destabilizojë vendin duke lehtësuar hyrjen e emigrantëve të parregullt në vend.
Antti Hakkanen tha për transmetuesin publik finlandez YLE se vendimi për të mbyllur katër pika kufitare juglindore me Rusinë është pjesë e përpjekjeve të vendit për të kundërshtuar luftën hibride të Moskës zyrtare.
“Rusia është një lojtar i madh me fuqi, dhe ne e shohim këtë pamje të madhe dhe historinë dhe lojën e Rusisë, prandaj ne duhet të reagojmë me vendosmëri që në fillim”, tha Hakkanen.
Kremlini mohon pretendimet se Rusia është gati për luftë bërthamore - KosovaPress
Më 16 nëntor, Finlanda njoftoi vendimin për mbylljen e katër pikave kufitare me Rusinë nga mesnata e 17 nëntorit, në përgjigje të dyshimeve se zyrtarët rusë lejuan azilkërkuesit pa dokumente të mbërrinin në kufirin finlandez në numër në rritje gjatë ditëve të fundit.
Të nesërmen, Helsinki lëshoi një deklaratë tjetër duke paralajmëruar se qeveria është e përgatitur të ndërmarrë veprime shtesë nëse vendimi për mbylljen e katër pikave kufitare me Rusinë nuk ndihmon për të qetësuar situatën në kufirin lindor me Rusinë. /AA