Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani-Zalgiris, këto janë çmimet
Lexohet për: 2 min.
ballkani-zalgiris
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka filluar tashmë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe FK Žalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”

Tifozët e klubit të Ballkanit të cilët njihen si “Xhebrailat”  do të jenë të vendosur në tribunën në Veri.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 3 euro,

Lindje 5 euro,

Perëndim 8 euro, dhe

VIP 20 euro.

Ndërkohë kjo është procedura e blerjes së biletave online

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

LINKU PËR BLERJEN E BILETAVE:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IëAR0ZnCHU_2B51XpxgRkmyB5E46LVzC0MVhnj1aaVkAGutëhpPCccHF1so9c

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025