Fillon përballja Qipro-Kosovë
Lexohet për: 1 min.
cwq
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në stadiumin “AEK Arena” të Larnakës ka nisur ndeshja e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, grupi C2, ndërmjet kombëtares së Qipros dhe asaj të Kosovës.

Dardanët synojnë të arkëtojnë tri pikët e para në grup, pas debaklit në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë - 0:3.

Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë se Qiproja është ekip serioz dhe ka lojtarë cilësorë, derisa futbollisti Amir Rrahmani ka thënë se do të luajnë për fitore.

Takimi referohet nga austriaku Sebastian Gishamer, ndërsa ndihmës janë bashkëkombësit e tij Roland Riedel dhe Santino Schreiner.

Kosova ka shënuar dy herë fitore ndaj Qipros në Ligën e Kombeve - 5:1 dhe 2:0.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Rumania luan si vendës kundër Lituanisë, e cila ka pësuar nga Qiproja në ndeshjen e parë të grupit me rezultat 1:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024