Fillon dëshminë dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fillon dëshminë dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
hage-2-170523
17/05/2023 - 11:43
Linku u kopjua

Pranë Dhomat e Specializuara në Hagë në seancën e sotme ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të pestë në gjykimin ndaj  ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).  Dëshmia e të njëjtit ka filluar në sesion privat.

Pas një pauze 40 minutëshe, kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith pasi është kthyer në sallë, ka njoftuar se për të mbrojtur dëshmitarin do të vazhdojnë në seancë private.

“Kalojmë në seancë private, kjo bëhet për të mbrojtur  dëshmitarin”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/seance-e-mbyllur-ne-hage-deshmitari-i-katert-intervistohet-nga-prokuroria/

Gjatë ditës së sotme , dëshminë e ka përfunduar pranë Gjykatës Speciale dëshmitari i katërt, i cili i është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilat po ashtu janë dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun, ashtu siç nuk janë dëgjuar as edhe pyetjet e bëra nga ZPS-ja.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

https://kosovapress.com/admin/deshmitari-i-trete-paraqitet-ne-salle-seanca-ne-hage-po-zhvillohet-e-mbyllur/

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.  Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026