Fillojnë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Luksemburg nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X, transmeton Ukrinform.

"Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju uroj një fillim të suksesshëm të negociatave!" tha ajo.

Më 21 qershor, Këshilli i BE-së miratoi kornizën negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila hapi rrugën për nisjen e negociatave në Luksemburg më 25 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024