Fillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Schengen.

Autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, legjislacioni do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare.

https://kosovapress.com/admin/miratohet-vendimi-per-liberalizimin-e-vizave/

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar ai në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/nenshkruhet-vendimi-per-liberalizimin-e-vizave/

Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

Vendimi për liberalizimin e vizave është miratuar më 18 prill nga Parlamenti Evropian.

Një ditë më vonë ai është nënshkruar, duke shënuar kështu fundin e procesit të gjatë të regjimit të vizave për kosovarët.

https://kosovapress.com/admin/liberalizimi-i-vizave-publikohet-rregullorja-ne-gazeten-zyrtare-te-be-se/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkosovaret-smund-te-udhetojne-drejt-spanjes-as-pas-liberalizimit-te-vizave/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024