Fillojnë aktivitetet me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Rahovecit
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Komunës së Rahovecit, kryetari i kësaj komune Smajl Latifi, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Për nder të çlirimit të Rahovecit kjo komunë ka organizuar disa aktivitete.

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne, ku do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi” ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko.

Poashtu do të ketë vizitë në kullën e heronjve “Toni dhe Mici” dhe do të bëhet përurimi i emblemës së UÇK-së.

Gjatë kësaj dite do të bëhet vizitë edhe në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe dhe në kompleksin memorial në Gradish.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024