Filloi sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK
Lexohet për: 1 min.
331480158_1720222145042436_3602013556877217870_n (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut.

Aksionit të dhurimit të gjakut iu bashkangjit edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai bëri të ditur se sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të zhvillohet në të gjitha kazermat e FSK-së deri më 22 mars.

“Të mbrosh qytetarët do të thotë edhe të ndihmosh ata në raste të gjendjeve shëndetësore që kërkojnë transfuzion të gjakut. Dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë, dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrotjes që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë përmes aksioneve tashmë tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat organizohen dy herë në vit. Në Ministrinë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin të Gjakut (QKKTGJ) prej sot ka filluar sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut, aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së.”, shkroi Mehaj në Facebook.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor
May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025